Sërish probleme me energjinë elektrike në Sarandë, ku si pasojë e shkëputjes së disa kabllove është krijuar panik te qytetarët.

 

 

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ndërkohë që shpërthimi dhe zjarri ka rënë në një zonë të populluar të qytetit bregdetar.

 

 

Pas rënies së zjarrit në tela në shtyllë, ato ranë përtokë. Zjarrfikësja mbërriti menjëherë në vendngjarje ndërsa është treguar e kujdesshme për të ndërhyrë deri në ulje të automatit për të mos rënë në kontakt me energjinë.