Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore, gjatë një jave në Elbasan, policia ka vënën në pranga 1 shofer dhe nën hetim tre të tjerë, pasi u kapën në shkelje të ndryshme në rrugë. Ndërsa janë gjobitur 1757 të tjerë.
Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, për drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt.
742 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
341 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
229 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
66 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
Janë ndëshkuar 379 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.