Mbrëmjen e djeshme Dukagjini u trondit nga një krim i rëndë, ku gjatë një atentati u vra Zef Guri (babai) dhe mbeti i plagosur Gjin Guri (djali).

 

Mësohet se policia ka identifikuar katër autorët e dyshuar të vrasjes së Zef Gurit dhe plagosjes së djalit të tij.

 

Sipas “News24”, autorët e dyshuar janë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla, Çesk Serraj si dhe Gjovalin Guri.

 

Ndërkohë, në pyetje në polici janë marrë Martin Qershija, Edmon Nika, Çesk Serraj dhe Kujtim Dholla.

 

Ndërsa, Gjovalin Guri i cili është djali i xhaxhait, është person i shpallur në kërkim më herët për kultivim kanabisi.

 

Kujtojmë se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij në Shosh.