Një operacioni anti-kanabis i zhvilluar në Bulqizë ka çuar në pranga 3 persona.
Sipas policisë në kuadër të operacionit antikanabis i koduar ‘Gracka’, u arrestuan shtetasit Agron Cami, 52 vjeç, Arlent Cami, 30 vjeç dhe Ermal Lika, 34 vjeç.
Nga informacionet zyrtare mësohet se të tre këta persona kanë mbjellë kanabis në një miniserë. Më pas kanë tentuar t’i transportojnë në pyll me qëllim që t’i mbillnin në tokë.
“Konkretisht janë ndaluar shtetasit: A. C., 52 vjeç, banues në Peshkopi; A. C., 30 vjeç dhe E. L., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Viçisht, Bulqizë. Nga hetimi proaktiv rezultoi se këta shtetas kishin kultivuar në një miniserë, dhjetra bimë narkotike, të cilat më pas kanë tentuar t’i transportojnë më kafshë pune, në pyll, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë”, njoftoi policia.
Uniformat blu i kanë pasur në vëzhgim kultivuesit sapo kanë marrë informacion për aktivitetin e tyre të paligjshëm.
Nga hetimi rezultoi se këta shtetas kishin kultivuar në një miniserë, rreth 150 bimë narkotike, të cilat më pas kanë tentuar t’i transportojnë më kafshë pune, në pyll, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e Agron Cami, ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu që ai i mbante pa leje.
Uniformat blu shprehen se po vijojnë punën për kapjen e të tjerë personave që dyshohet se janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.