Janë bërë publik fotot dhe emrat e dy vëllezërve shqiptarë që vranë Albert Dedën.

 

Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar dy të rinjtë që qëlluan me thikë të dielën bashkatdhetarin e tyre Albert Deda, 24-vjeç.

 

Ngjarja ndodhi në Padova dhe të arrestuarit janë identifikuar si: Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç.

 

Sipas autoriteteve italiane, të rinjtë dyshohet se qëlluan me thikë në gjoks Dedën, duke e lënë të vdekur.

 

Sipas mediave, pista e parë është për larje hesapesh, por nga autoritetet nuk ka asnjë konfirmim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.