Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe sot me shpërndarjen e shisheve me ujë të pijshëm për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo nismë e Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve.

 

Rama apeloi qytetarët për kujdes të shtuar, sidomos në kushtet kur dita e sotme cilësohet dita më e nxehtë e verës.

Në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin janë marrë një sërë masash nga autoritetet shtetërore për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Shërbimet e Policisë së Shtetit në pikat kufitare por edhe në akset kombëtare kanë nisur shpërndarjen e ujit të pijshëm për drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë, në kuadër të planit të masave për përballimin e valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion të qytetarëve 9 Njësi të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në territor.