Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Himarës, pasi u kapën me drogë. Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 2”, u sekuestruan rreth 1500 doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje.
Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet O. B., 33 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në camperin që këta shtetas kishin në përdorim, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1500 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në qytetin e Himarës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.