Qeveria italiane pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme  si pasojë e motit ekstrem dhe humbjen e 6 jetëve.

 

Në një ditë të vetme, në Siçili, Kalabri e Sardenjë vdiqën 5 persona dhe një punëtor i angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarrit dhe katër të moshuar.

 

Nga zjarret ka pasur edhe shumë të plagosur. Në Palermo, dy punonjës të pylltarisë, gjithashtu duke luftuar me shuarjen e flakëve dhe në fund të turneve rraskapitëse, përfunduan në terapi intensive.

 

Chiara Rossetti, një vajzë 16-vjeçare vdiq mëngjesin e djeshëm në Corteno Golgi (në Valcamonica, në zonën e Brescias), ndërsa ndodhej në një kamp skautizmi të ngritur në Palù, rreth 1400 metra mbi nivelin e detit. Prokuroria e Breshias është në pritje të raportit të Shpëtimit Alpin për të hapur një hetim për vdekjen e saj.

 

Çadra në të cilën vajza flinte me disa shoqe ishte zënë poshtë nga një pemë e madhe që u thye për shkak të motit të keq. Vajzat e tjera që ishin në çadër bashkë me 16-vjeçaren shpëtuan.

 

“Chiara ishte një vajzë plot ëndrra dhe shpresa për të ardhmen e saj. Një studente shumë e mirë e institutit tonë”, tha Simone Gatto, administratorja e shkollës që ajo ndiqte. Në Cfp Chiara ndoqi vitin e dytë të kursit të gatimit.

 

Alarmi u ndez pak para orës 5 të mëngjesit dhe operatorët e stacionit Edolo të Korpusit Kombëtar të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik (Cnsas), Shpëtimit Alpin të Guardia di Finanza (Sagf), Mbrojtjes Civile të Corteno Golgi dhe zjarrfikësve kanë vazhduar menjeherë me kërkim-shpëtimet.

 

Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin tim total me familjen e vajzës, duke folur në Rtl 102.5.

 

“Duke mësuar me pikëllim të madh vdekjen e një vajze vetëm 16-vjeçare, e goditur nga një pemë në një kamp skautist në Valcamonica, i shpreh familjes dhe të dashurve ngushëllimet dhe afërsinë e Rajonit të Lombardisë”, deklaroi Meloni.

 

77-vjeçari Salvatore Cometa dhe partnerja e tij 75-vjeçare Teresa Monastero u bllokuan në shtëpinë e tyre të pushimit në Cinisi në zonën e Palermos, ku kaluan fundjavat dhe pushimet verore. Kur zjarri shpërtheu në mes të natës në malet në kufi me aeroportin Falcone-Borsellino, ata nuk patën kohë. për të shpëtuar.