Pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit në Türkiye-n jugore, presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan ka deklaruar se historia e Türkiye-s është sfiduar nga një nga fatkeqësitë më të mëdha.

“Si komb, ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë tonë”, tha ErdoÄŸan gjatë inspektimit të përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në provincën Adıyaman, ku dhe takoi viktima të tërmetit.

 

Presidenti turk theksoi se “shkatërrime serioze” ndodhën në dhjetë provinca.

 

Ai po ashtu njoftoi se të paktën 18.991 persona kanë humbur jetën dhe 75.523 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy tërmeteve me epiqendër në provincën KahramanmaraÅŸ.

 

ErdoÄŸan po ashtu u zotua për rindërtimin e rajonit jugor të goditur nga tërmetet në kuadër të një plani 1-vjeçar.

 

“Ne do t’u sigurojmë qytetarëve tanë që nuk dëshirojnë të qëndrojnë në tenda të mund të zhvendosen në banesa dhe do t’ua paguajmë qiranë për një vit”, tha ErdoÄŸan.

 

Presidenti turk po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos u besojnë atyre që abuzojnë me unitetin dhe solidaritetin në një kohë si kjo.

 

“Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë njeriu, jeta. Nuk do të lejojmë abuzimin, sinqeriteti ynë nuk mund të vihet në dyshim nga askush”, u shpreh ai.

 

Presidenti ErdoÄŸan bëri thirrje që “të mos mblidhen ndihma dhe të nisemi rrugës në mënyrë të rastësishme” pa kontaktuar institucionet që veprojnë në rajon, kryesisht Autoritetin për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiyes (AFAD) dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke.

 

Më vonë, presidenti turk do të vizitojë provincën Malatya për t’u takuar me të prekur nga tërmeti.

 

Nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 janë prekur mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca turke, përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Åžanlıurfa./AA