Të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.

Ministri i Shëndetësisë, Samanta Lal Sen, njoftoi se në zjarrin në një ndërtesë 6-katëshe kanë humbur jetën 43 persona, kurse shumë të tjerë janë plagosur.

Ministri Sen tha se zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet e tyre për kërkim-shpëtim dhe të plagosurit po trajtohen.

Zjarrfikësit treguan se zjarri ka shpërthyer në një restorant në katin e parë të ndërtesës dhe se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar për shkak të zjarrit.

Ekipet e shpëtimit njoftuan se 75 persona prej të cilëve 42 pa ndjenja janë shpëtuar prej ndërtesës./aa