Mesditën e sotme në një lagje të fshatit Hotolisht të Bashkisë Librazhd  ka rënë zjarr, i cili fillimisht ka përfshirë një masiv me shkurre e ferra.

Si pasojë e motit të nxehtë dhe erës flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa. Flakët e para të zjarrit janë shfaqur rreth orës 12.00 dhe pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës të Librazhdit situata është normalizuar plotësisht pas rreth një ore dhe fatmirësisht është evituar djegia e banesave të cilave ju ishin afruar flakët shumë pranë.