Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. 

 

 

Asgjësohen 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Palaj.

 

Vihen në pranga kryetar i fshatit Palaj dhe një shtetas tjetër që dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike që u gjetën në këtë fshat.

 

 

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Palaj”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit: P. M., 55 vjeç, kryetar i fshatit Palaj dhe N. K., 36 vjeç.

 

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. D., 34 vjeç, për moskallëzim krimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.