Një doganier në pikën kufitare të Kapshticës është arrestuar së bashku me një person tjetër.

 

 

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka siguruar informacionin se do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare dhe nga nisur hetimet.

 

Doganieri Mario Tahaj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Mirataj, i cili ishte drejtuesi i mjetit, kanë kaluar një kamion me rreth tre ton djathë kontrabandë.

 

 

“Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Dishnicë, Korçë, kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasit A. M., në të cilin gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 179 kuti me një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar (nënprodukt qumështi). Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. T., me detyrë doganier i Pikës Doganore Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin A. M., për të kaluar sasinë e produktit ushqimor në mënyrë të kundërligjshme, pa kryer detyrimet doganore.”-njofton policia.

 

Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka edhe policë të tjerë të përfshirë.