Sa herë ajo vjen në Shqipëri bën bujë, si për koncerte,projekte ashtu edhe për pushime. Po flasim për artisten e talentuar, Dua Lipa e cila edhe këtë verë ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushime.

 

Ajo sot ka publikuar në Instagramin e saj disa foto, ku duket se ka zgjedhur jugun e vendit për të bërë plazh, teksa ka shkruar se është kthyer në shtëpinë e saj.

 

 

Ajo duket shumë në formë, me një pamje të freskët, e gatshme për të bërë ca ditë pushime të paharrueshme në Shqipëri.

 

Me siguri ka ardhur me familjen dhe partnerin e saj, regjisorin e njohur, Romain Gavras, me të cilin e konfirmoi lidhjen në prill të këtij viti.

 

Na ngelet të shohim se çfarë do postojë Lipa gjatë këtyre ditëve për të zbuluar nëse i dashuri i saj është shoqëruesi në këto pushime.