Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e partneres dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt,  për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

 

Në vendimin e bërë publik nga Gjykata e Lartë theksohet se nuk është pranuar rekursi i shtetaseve Erjola Hoxha dhe Elda Dinaj, respektivisht bashkëjetuesja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetaj në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për sekuestrimin e vilave.

 

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga ankueset Erjola Hoxhaj dhe Elda Dinaj kundër urdhër vendimit numër 62 të datës 26.04.2023 të GJKKO”, njofton Gjykata e Lartë.

 

Kujtojmë se më 24 Korrik, Ahmetaj u shpall në kërkim ndërkombëtar.

 

Avokati i tij është shprehur se ai ndodhet në Angli, ndërsa vetë Ahmetaj nga arratia, me anë të dy postimeve në rrjetin e tij social Facebook, ka mohuar akuzat e ngritura duke e konsideruar hetimin ndaj tij si politik dhe përndjekje.