Demi Lovato ka zbuluar se ajo lufton me dëmtimet e shikimit dhe të dëgjimit, të shkaktuara nga një mbidozë në vitin 2018.
Ylli i pop-it dhe ish-aktorja e Disney Channel u shfaq në Andy Cohen Live të ‘SiriusXM’, ku foli për betejën e saj të mëparshme me varësinë dhe pasojat që ajo kishte në shëndetin e saj.
“Unë nuk do ta ndryshoja rrugën time sepse nuk kam asnjë pishman. Gjëja për të cilën jam penduar është kur e teprova me mbidozën dhe do të doja që dikush të më kishte thënë është, një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse e pranon dhimbjen, ajo kalon”, tha ylli.
Lovato, gjithashtu tregoi se ajo nuk drejton më makinën për shkak të dëmtimit të shikimit dhe të dëgjimit.