Kompania Twitter po shqyrton mundësinë për të ndërmarrë veprime ligjor ndaj kompanisë Meta, pas lancimit të aplikacionit rival, Threads.

 

Threads, aplikacioni qo u lancua të mërkurën dhe në të cilin u regjistruan miliona përdorues, është i ngjashëm me Twitter-in dhe nga Meta është vlerësuar si një alternativ “miqësore” ndaj Twitter-it.

 

Tëitter, që është në pronësi të Elon Musk, tha se “konkurrenca është në rregull, por mashtrimi jo”. Megjithatë Meta përmes një letre hodhi poshtë këto pretendime se ish-shefi i stafit të Twitter-it ka ndihmuar në krijimin e Threads.

 

Mbi 30 milionë persona janë regjistruar në aplikacionin e ri, ka thënë Meta.

 

Threads edhe nga pamja është i ngjashëm me Tëitter-in si dhe ka veçori të ngjashme me aplikacionin që është në pronësi të Musk.

 

Në Threads, zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, postoi një deklaratë ku thuhej se “askush në ekipin e inxhinierëve në Threads nuk është ish-punonjës i Twitter-it”.

 

Si Musk ashtu edhe Zuckerberg e kanë pranuar se kanë rivalitet sa i përket Threads, aplikacion që është i lidhur me Instagram-in, por funksionon edhe si aplikacion më vete.