Zonja e parë e Türkiyes, Emine Erdoğan, ka kryesuar mbledhjen e parë të Bordit Këshillimor të OKB-së për Zero Mbetje.

 

Duke tërhequr vëmendjen për faktin se koha e vetë-riparimit të planet po zgjatet, Erdoğan tha se heqja e mbetjeve jashtë kufijve të një vendi nuk e eliminon problemin.

 

Ajo theksoi se është e mundur të riparohet sistemi vetëm me përpjekje të përbashkëta, duke shtuar se Ankaraja e ka bërë këtë me projektin e saj Zero Mbetje.

 

“Shkalla jonë e rimëkëmbjes, e cila ishte 13 për qind pesë vjet më parë, arriti në 27,2 për qind në një kohë të shkurtër dhe 30 për qind në vitin 2022. Qëllimi ynë është të arrijmë 65 për qind deri në vitin 2035”, tha ajo.

 

“Me këto fitime, ne kemi mbrojtur një tokë sa 2 mijë fusha futbolli. Ne kemi mbrojtur ujin tonë të barabartë me nevojat për ujë të më shumë se 2 milionë familjeve për një vit. Ne kemi siguruar kursime të energjisë ekuivalente me nevojat e më shumë se 200 mijë familjeve për një vit. Në të njëjtën kohë, ne kemi ofruar mundësi të reja punësimi për mijëra qytetarë tanë”, theksoi zonja Erdoğan.

 

Duke theksuar se kriza klimatike nuk njeh asnjë kufi, Zonja e parë e Türkiyes tha se Ankaraja është e gatshme të ndajë përvojat e saj me të tjerët.

 

- Rritja e ndërgjegjësimit global

 

Më tej, zonja Erdoğan kujtoi se Deklarata e Vullnetit të Mirë Global për Zero Mbetje, e cila përbën hapin e parë drejt institucionalizimit të objektivit “Zero Mbetje” në nivel global, u hap për nënshkrim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në muajin shtator të vitit të kaluar.

 

Duke kujtuar se rezoluta për Zero Mbetje e dorëzuar nga Türkiye në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u miratua njëzëri, ajo tha se për shkak të rezolutës, data 30 mars është një ditë kushtuar lëvizjes Zero Mbetje.

 

“Si një rezultat tjetër i vendimit, është themeluar edhe Bordi Këshillues i Personaliteteve të Nivelit të Lartë për Zero Mbetje, që është arsyeja pse po takohemi këtu sot. Në bashkëpunim me Programin e Mjedisit të OKB-së dhe ‘UN-Habitat’, ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin në nivel global duke shpërndarë praktikat më të mira dhe tregimet e suksesit mbi mbetjet zero”, theksoi Erdoğan.

 

- Çmime globale të ndara për Zero Mbetje

 

Sipas zonjës së parë së Türkiyes, duhet të ketë një ceremoni të quajtur “Çmimet Globale për Zero Mbetje”.

 

“Për të forcuar entuziazmin për 30 mars, duhet të vendosim në agjendën tonë edhe shpalljen ‘Viti i Zero Mbetjeve’. Gjatë përhapjes së praktikave, ne duhet të forcojmë edhe infrastrukturën ligjore mbështetëse ndërkombëtare dhe vendose”, u shpreh ajo.

 

Duke përmendur se vendimet mbi Zero Mbetje duhet të zbatohen nga vendet anëtare të OKB-së, ajo tha se është me rëndësi jetike që këto vendime të vihen në praktikë sidomos nga individët.

 

"Ne duhet të marrim parimin e të mos ndoturit në vend të pastrimit dhe duhet të promovojmë një mënyrë jetese që nuk prodhon mbeturina në të gjithë botën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin tonë me OKB-në dhe organizatat e lidhura me të, si dhe organizatat rajonale si BE-ja, Këshilli Turk dhe Unioni Afrikan”, u shpreh zonja e parë e Türkiyes./AA