Ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi ka shkuar në Vlorë ku mbahet i arrestuar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.
Më herët, ambasadorja greke ishte në Ministrinë e Jashtme, ku u takua me një përfaqësues të ministrisë ku ka shprehur shqetësimin e palës greke lidhur me arrestimin e Belerit.
Sipas burimeve, ambasadorja greke pritet të takojë avokatin e Fredi Belerit.