Babë e bir janë vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi kishin mbjellë 250 rrënjë kanabis pranë banesës së tyre në fshatin Belinë.

 

Nga kontrollet e ushtruara në terren, uniformat blu kanë zbuluar në një banesë në fshatin Belinë, në një sipërfaqe toke pas banesës së Artjan Grembit, 250 bimë kanabis. 

Për pasojë u arrestuan në flagrancë Artjan dhe Albjon Grembi, babë e bir, banues  në Belinë, Patos.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.