Një efektiv policie është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Forcat e Posaçme Operacionale pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë kanabis në një nga lokalet e natës në Sarandë në bashkëpunim me një person tjetër.

 

Bëhet me dije se në pranga ka rënë punonjësi i policisë R.B., efektiv në Komisariatin e Policisë Kufitare të Sarandës, si dhe bashkëpunëtori S.V.

 

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytezuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shpërndanin kanabis tek turistët duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

 

Njoftimi i plotë

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Forcat e Posaçme Operacionale zhvilluan një aksion në një lokal veror në Sarandë ku arrestuan një punonjës policie dhe bashkëpunëtorin e tij të cilët shisnin lëndë narkotike tek turistët.

 

Në pranga ka rënë punonjësi i policisë R.B., efektiv në Komisariatin e Policisë Kufitare të Sarandës, si dhe bashkëpunëtori S.V.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytezuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shpërndanin kanabis tek turistët duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

 

Gjithashtu në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje.

 

Në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një sasi lënde narkotike rreth 100 doza, një armë zjarri e tipit TT pa leje, dy aparate celulare, një automjet dhe një shumë monetare prej 555 euro, 20 pound dhe 20.000 lek.

 

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.