Dy ditë pasi Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste shkarkoi Damian Gjiknurin si Sekretar të Përgjithshëm të PS-së dhe zgjodhi përkohësisht si sekretar të Komanduar Blendi Klosin, ish numri 2 i partisë ka njoftuar një deklaratë për mediat.

 

Gjiknuri do të mbajë në selinë e PS-së në orën 11:00 një bashkëbisedim me gazetarët për kalimin e detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, tek Blendi Klosi.