Në fshatin e Lohnit, në perëndim të Gjermanisë, ku e vetmja ushqimore mbylli dyert më herët gjatë vitit, banorët tashmë e bëjnë pazarin në bordin e një autobusi të kthyer në market, që ndalon në sheshin e fshatit një herë në javë.

 

Për 90 minuta, banorët kanë shansin të blejnë gjërat bazike, pa dashur të marrin makinën dhe të udhëtojnë për tek dyqani më i afërt.

 

Supermarketi me rrota është një projekt pilot i përgatitur nga kompania e tretë më e madhe e shitjes së ushqimeve REËE, kompania shtetërore e hekurudhave Deutsche Bahn dhe një kompani transporti.

 

Autobusi filloi të qarkullonte në muajin mars, duke u ndalur në fshatrat ruralë të landid Hese, ku dyqanet tradicionale janë bërë gjithnjë e më të rralla, duke i kthyer disa zona në shkretëtira ushqimore.

 

Për thuajse 600 banorët e fshatit Lohne, ku ballkonet janë të dekoruara me lule, mbërritja e autobusit-market është e mirëpritur, pasi dyqani i vetëm që kishte u mbyll përgjithmonë në pranverë.

 

I parkuar në sheshin e fshatit, mjeti 18 metra i gjatë mban 950 produkte ushqimore të përditshme.

 

Supermarketi me 4 rrota është kthyer gjithashtu në një pikë takimi, sidomos për të moshuarit, që në këtë mënyrë mund të shkëmbejnë dy fjalë.