Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Librazhd, pasi goditën dy përmbarues gjyqësorë që shkuan në ambientet e hotelit të tyre, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim.
Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.