Një i moshuar është gjetur i pajetë ditën e sotme në malin e Çajupit.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është shtetasi me iniciale K.,M., 73 vjeç.

 

Sipas informacioneve zyrtare mësohet se i moshuari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

 

“Mëngjesin e sotëm, në malin e Çajupit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit K. M., 73 vjeç (barí), banues në Delvinë.

 

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 73-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.