Një portugez është i dyshuari kryesor si ekzekutues i vrasjes së biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ruben Saraiva dyshohet si vrasësi i 50-vjeçarit, ndërsa policia ka krijuar edhe një identikit të tij.

 

Referuar emrit, pasionit për motorat (mjet me të cilin u largua vrasësi i Nikulajt), por edhe ngjashmërisë fizike, nga një kërkim në rrjetet sociale, mediat publikuan foto dhe video të Ruben Saraivës.

 

Pikërisht ky shtetas, ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale ku thotë se mediat shqiptare po i përdorin fotot e tij dhe se ai nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në Shëngjin.

 

‘Ky është Fake News, nuk kam të bej fare me këtë ndodhi që thuhet në Shqipëri! lajme false! Ndihem keq që përdorin foton time mediat shqiptare.’- shkruan ai në videot e publikuara në rrjetin social Tik-Tok.