Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, tha se vendi do t'i prezantohet botës me produkte të reja të industrisë së mbrojtjes që hapin terren të ri në këtë fushë, formësojnë sektorin dhe kanë teknologji të avancuar.

 

ErdoÄŸan iu drejtua pjesëmarrësve në ceremoninë e mbylljes së Panairit të 16-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) të organizuar në Istanbul nën kujdesin e ministrisë së Mbrojtjes së Türkiyes.

 

"Përparimi që kemi arritur në fushën e industrisë së mbrojtjes është referenca jonë, burimi ynë i frymëzimit dhe një tregues sesa shumë jemi të aftë të bëjmë", tha ErdoÄŸan.

 

Ai njoftoi se Türkiye do të përshpejtojë projektet e industrisë së mbrojtjes.

 

"Ne do të identifikojmë nevojat e sektorit dhe do të zhvillojmë zgjidhje origjinale", tha ErdoÄŸan.

 

Presidenti turk tha më tej se në vitin 2002 Türkiye kishte vetëm 57 kompani në sektorin e mbrojtjes dhe sot janë 2.500 të tilla.

 

Duke komentuar megaprojektin e zhvillimit të një aeroplani luftarak turk të prodhimit vendas, ErdoÄŸan tha se avioni doli nga hangari tre muaj më parë dhe se pritet të ngrihet deri në fund të vitit.

 

“Türkiye do të vazhdojë të ndajë aftësitë e saj në fushën e industrisë së mbrojtjes me vendet mike dhe vëllazërore”, tha ErdoÄŸan.

 

Ai tha gjithashtu se nuk është e drejtë të përdoret një çështje jetike, siç është siguria si kërcënim dhe element presioni mes vendeve.

 

“Ne kemi vendosur një objektiv për periudhën e ardhshme që së bashku me rritjen e eksporteve në këtë sektor, të forcojmë ekosistemin tonë të industrisë së mbrojtjes”, përfundoi ErdoÄŸan.