Është sulmuar ndërtesa Türkevi (Shtëpia Turke) në New York të ShBA-së, ku gjendet Misioni i Përhershëm i Türkiyes pranë Kombeve të Bashkuara dhe Konsullata e Përgjithshme në New York.

 

Sipas informacioneve të siguruara, një person i paidentifikuar në orën 03:14 me kohën lokale ka thyer disa xhama në katin e poshtëm të ndërtesës me levë hekuri.

 

Për incidentin është informuar policia e New Yorkut.

 

Policia e New Yorkut vendosi shirit sigurie rreth ndërtesës, ndërkohë ka nisur një hetim për incidentin./AA