Një 63-vjeçar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

 

Mësohet se 63-vjeçari Kujtim Kola ishte duke krasitur pemët në banesën e tij dhe është rrëzuar. Fakteqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë.

 

Njoftimi:

 

Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.