Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mesditën e sotme. Një person i paidentifikuar dyshohet se është vetëdjegur me benzinë.

Policia po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjejes.

 

Durrës/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.