Kreu i Partisë së Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur këtë të mërkurë mes PD dhe PBDNJ.

 

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Meta thotë se ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për fitoren në zgjedhjet e 14 Majit.

 

“Përshëndesim marrëveshjen e sapo nënshkruar midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ, si një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për Fitoren e Ndryshimit në 14 Maj, për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe rivendosur Llogaridhënien dhe kontrollin e qytetarëv!”- shkruan Meta.