Menjëherë sapo është njohur me rezultatin pa surpriza të zgjedhjeve të djeshme për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 20.00 të ditës së sotme, ku pritet të diskutohet për hapat që do të ndiqen në vijim, në kushtet kur partia është më e përçarë se asnjëherë që prej krijimit të saj.

Po ashtu, temë diskutimi besohet se do të jetë edhe aksioni opozitar duke nisur nga muaji shtator.