Në Lushnjë po vijon rehabilitimi i fasadave të pallateve, një investim që po kryhet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

 

Ministri i Brendshëm, njëkohësisht drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, ndau sot pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në blloqet e banimit.

 

Veshja e fasadave me sistemin kapot rrit eficencën energjetike dhe qëndrueshmërinë e objekteve për një periudhë më afatgjatë.

 

Paralel me këto ndërhyrje, nga ana e bashkisë Lushnjë po investohet edhe në hapësirat publike, duke shtuar këndet e lojërave për fëmijë dhe sipërfaqet e gjelbra në blloqet e  banimit.