Pas një sherri të ndodhur në Krujë, 53-vjeçari G.K., është proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë 53-vjeçari pas konfliktit me 47-vjeçarin P.K., e ka kanosur këtë të fundit me armë gjahu.

 

 

 

Ndërkohë bëhet me dije se pas ndërhyrjes së policis, është sekuestruar edhe arma e gjahut.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 53 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin P. K., 47 vjeç, dhe e ka kanosur atë me armë gjahu. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.