Bolivia e ka nisur një operacion shumë të madh policor në përpjekje për ta kapur Sebastian Marcet, bosin e dyshuar të drogës, i cili kërkohet nga autoritetet e vendit të tij Uruguai, si dhe nga Paraguai dhe Brazili.

 

Marset kërkohet edhe nga autoritetet amerikane dhe nga Agjencia Ndërkombëtare Policore (Interpol).

 

Emri i tij lidhet me vrasjen e prokurorit anti-mafia në Paraguai, Marcelo Pecci, në Kolumbi. Marset është ndër organizatorët e atij krimi.

 

Autoritetet në Bolivi thanë se që nga e shtuna janë kryer një seri kërkimesh në lindje të vendit dhe në kufirin mes Brazilit dhe Paraguait.

 

Më shumë se 2.250 oficerë policorë dhe 144 automjete janë mobilizuar për ta kapur Marsetin.

 

Gjatë kërkimeve janë arrestuar 12 persona, sipas autoriteteve boliviane.

 

Marseti u fut në Bolivi në shtator të vitit të kaluar, ku kreu aktivitete të ndryshme sociale, përfshirë kur u shfaq si pronar i një klubi të kategorisë së dytë në atë rajon.