Një 27-vjeçare ka ndëruar jetë në Maqedoninë e Veriut pasi është pickuar nga një këpushë.

 

Instituti për Shëndet Publik në RMV njofton se gruaja në fjalë ka hequr këpushën në kushte shtëpiake dhe pas shfaqjes së simptomave i është drejtuar spitalit të Shtipit, disa ditë pas pickimit.

 

Pas komplikacioneve në shëndet ajo është transportuar drejt spitalit të Shkupit, ku pavarësisht marrjes së kujdesit të nevojshëm mjekësor nuk ka mundur t’i mbijetojë dot dëmtimeve.

 

“Në Laboratorin për Virusologji pranë Institutit për Shëndet Publik është vërtetuar shkaku i hemorragjisë së etheve të kongo-krime-së tek një paciente e cila ishte shtrirë në Klinikën e Infektologjisë. Bëhet fjalë për një grua 27-vjeçe nga fshati Kuçicë i Shtipit e cila ka ndërruar jetë ditën e njëjtë pas përparimit të sëmundjes.

 

Është bërë anketë epidemiologjike për pacienten, nga ku kemi kuptuar se e njëjta është pickuar nga një rriqër që është hequr në kushte shtëpiake. Pas paraqitjes së simptomave (disa ditë pas pickimit) fillimisht është shtruar në spital në Shtip, më pas në Shkup”, njofton Instituti i SHëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut.