Delegacioni rus i kryesuar nga shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, Sergey Naryshkin ka vizituar Korenë e Veriut.
Sipas lajmit të Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), delegacioni i kryesuar nga Naryshkin ka mbajtur kontakte me zyrtarë të Koresë së Veriut në Phenian në datat 25-27 mars.
Naryshkin u takua me ministrin e Sigurimit të Shtetit të Koresë së Veriut, Ri Chang-dae. Palët ndanë mendimet e tyre për situatën rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me Gadishullin Korean dhe Rusinë.
Naryshkin dhe Chang-dae diskutuan mbi "bashkëpunimin në rritje kundër kërcënimeve gjithnjë në rritje nga forcat armiqësore".
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un vizitoi Rusinë në shtator 2023. Mësohet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë përparuar pas vizitës./aa