Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njëherazi edhe ministre e Infrastrukturës dhe energjetikës, ishte këtë të hënë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

 

Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët në Pikat Kufitare, këtë projekt Balluku e ka cilësuar si një dëshmi të radhës për vullnetin e dy qeverive për të bashkëpunuar në çdo nivel.

 

“Ky projekt është dëshmia e radhës e vullnetit dhe dëshirës së mirë që eksiton mes dy qeverive, e vullnetit dhe dëshirës së mirë që ne kemi për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në çdo nivel, nga nivelet administrative e deri te nivelet më të larta politike dhe padyshim marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është kthyer në një model për t’u ndjekur për të gjitha ato vende që kanë dëshirë të çojnë përpara zhvillimin rajonal.

 

- Advertisement -

 

Projekti që përuruam sot synon përmirësimin e infrastrukturës dhe thjeshtimin e procedurave të kontrollit përmes sistemit “One stop shop”,-tha Belinda Balluku.