Policia e Beratit ka zbardhur plagosjen e një ditë më parë në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit.

 

Sipas burimeve Xhuliano Goga 27 vjeç u plagos sapo doli ka banesa e tij. Autori i plagosjes sipas burimeve është një person me precedent penal dhe sapo kishte dalë nga burgu.

 

Shkak dyshohet përfshirja e Gogës në aktivitet të paligjshëm.

27 vjeçari pas plagosojes shkoi vetë në spital ku kishte marr një plage më armë zjarr në phesën e këmbës.Ai ndodhet në spitalin e Trumës jashtë rrezikut për jetën.