Sekuestrohen 16 000 dollarë dhe 2000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi në Rinas dhe arrestohet 37-vjeçari nga Egjipti, i cili tentoi t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, duke i fshehur në trup dhe në çantë.

 

 

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në kuadër të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, shtetasin nga Egjipti,  me iniciale, H. A.

 

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë, 16 000 dollarë dhe 2000 euro, para të cilat tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

 

Shuma e parave iu sekuestrua 37-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.