Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato të Policisë Kufitare të DVKM Durrës, kanë bllokuar në Shëngjin, Spille dhe Durrës, 6 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme, konkretisht:

 

4 Jet Ski u bllokuan pasi u konstatuan mungesa në dokumentacion. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë.

 

 

1 skaf dhe 1 gomone u bllokuan pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin që parashikon ligji, për regjistrimin e pronësisë mbi mjetin lundrues. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë.