Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim për prerje të jashtëligjshme të pyjeve.

 

 

Për këtë rast u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore ilegalisht, dhe u vunë në pranga shtetasi B. D., 38 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe shtetasit N. B.,45 vjeç dhe Z. K., 43 vjeç, të dy banues në Dibër. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. L., 46 vjeç dhe A. L., 42 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Bulqizë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit B. L. dhe A. L. kishin punësuar 3 shtetasit e arrestuar, për të prerë në kundërshtim me ligjin, lëndë drusore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 mjete variskë dhe 1 mjet kamion që shërbenin përkatësisht për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.