Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Greqi, ku një shtetas shqiptar, i cili jeton prej 33 vitesh atje, ka marrë peng disa emigrantë të paligjshëm.

 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e përfshirë nga flakët Aleksandropoli.

 

Shqiptari, i identifikuar si shtetasi Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, ka publikuar një video në llogarinë e tij në platformën “X”.

 

Ai tregon një automjet të tipit trailer, në të cilin ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.

 

Në videon e publikuar ai bën komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.

 

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”- thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

 

Mediat greke tregojnë se autoritetet kanë arrestuar shqiptarin.