Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Rithemelimit. Në fjalën e tij, Berisha tha se do të nisin një analizë të plotë për funksionalitetit të partisë gjatë fushatës elektorale

 

Për të mbyll një fazë që e kemi cilësuar mbrojtjen e votës, për të kaluar në një fazë të re, analizë të plotë të PD mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale gjatë procesit zgjedhor. Çelim siparin e një analizë të thellë të procesit zgjedhor.

 

 

Berisha tha se 14 maji ishte një farsë zgjedhore dhe se sipas tij është fajtuar raportin prej 600 faqesh.

 

"Në raportin mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Kjo ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohej çdo qytetari shqiptar që beson ën zgjedhje të lira, çdo demokrati që investoi në këtë proces zgjedhor.  Ky raport që është dërguar në institucionet ndërkombëtare, do iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimorë, mediave në Shqipëri dhe në botë. Është raporti i dramës së një kombi që ja kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit", tha Berisha.