Kryetari i Lëvizës së re, Arian Galdini ka zhvilluar një takim me shqiptarë të diasporës në rajonin e Toscanës në Itali.

Në fjalën e tij ai tha se vota është e drejta kushtetuese, por edhe përgjegjësi. Po ashtu, Galdini u ndal edhe tek vështirësitë që qytetarët shqiptarë hasin duke i detyruar ata që të largohen nga vendi.

 

Sipas tij, Shqipëria është në vendin e pestë në botë për emigracion, por në vendin e dytë për emigracionin minoren.

“Nëse e drejta e votës është e drejtë kushtetuese është edhe përgjegjësi. Unë dua të them me këtë se nëse Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të lartë të emigracionit, Shqipëria është në vendin e pestë në botë për emigracion, por është  në vendin e dytë në botë për emigracionin minoren. Kur ikin njerëzit ikin për një jetë më të mirë. Kjo do të thotë se kush ikën e ka jetuar Shqipërinë vështirë. Kur ju keni ardhur këtu, jo se jeta ju ka shkëlqyer, por nga ana tjetër keni lënë pas një vend që nuk e ka mundësinë që keni marrë ju kur keni zgjedhur të largoheni. Është një vend ku mjerimi dhe padrejtësia vazhdojnë dhe i mundojnë familjarët tuaj”, tha Galdini./GazetaShqiptare