Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel me pasojë plagosjen e dy personave.

 

 

Makina që drejtohej nga M. L. ka aksidentuar motomjetin që drejtohej nga shtetasi O. P. dhe si pasojë është dëmtuar ky i fundit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

 

Dy të plagosurit ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

 

 

“Paraditen e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. L., ka aksidentuar motomjetin që drejtohej nga shtetasi O. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi O. P. dhe pasagjeria që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasja N. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Shtetasi M. L. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.