Ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj është lënë sot në burg.

Masa u dha nga Gjykata e Durrësit, njëtja masë është dhënë dhe për vëllanë e tij.

Familjet Nikolli dhe Kaçi kanë qenë në konflikt prej kohësh për shkak të një rruge. Martin Nikolla, i cili ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar 80-vjeçarin Pjetër Kaçi, kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes. Sipas dëshmisë së një prej anëtarëve të familjes Kaçi, Pualin Kaçi, ata u dhunuan me shkop bejsbolli, teksa shtoi se Nikolli qëlloi me armë zjarri në ajër.