Një tërmet ka rënë në juglindje të vendit këtë të premte.

 

Sipas Qendrës Sizmologjike për Evropën dhe Mesdheun (EMSC), magnituda e tërmetit ka qenë 3.5 ballë e shkallë Rihter.

 

Nga të dhënat paraprake epiqendra e tërmetit ka qenë në një distancë prej 16 km nga qyteti i Korçës.

 

Ky tërmeti në jiglindje vjen pas lëkundjeve të së enjtes me një magnitudë prej 4.8 ballë që ranë në  veri-perëndim të Ersekës.