Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë bilancin e ngjarjeve të rënda kriminale që kanë regjistruar viktima përgjatë këtij viti.

 

 

 

Në një postim në Facebook, Karamuço shkruan s enë vitin 2023 janë regjistruar në total 27 vrasje dhe 10 nga viktimat janë gra.

 

Këtë bilanc, Karamuço e ka bërë pas ngjarjes së djeshme në Durrës, ku një 32-vjeçare u gjet e pajetë poshtë Urës së Dajlanit me shenja dhune.

 

“Në 7 muajt e parë të këtij viti, kanë ndodhur gjithsej 27 vrasje. Shëmtia e shifrave të këtij viti është se 10 prej viktimave janë gra (përfshirë ngjarjen e sotme në Durrës)”, ka shkruar eksperti i kriminalistikës”, shkruan Karamuço.