Gazment Bardhi ka vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte.

 

Mësohet se mbledhja është caktuar që të mbahet në orën 19.00.

 

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.

 

Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.